Daka: Nuk do tolerojmë dhunën në veri, masa të shumta sigurie
Kësaj radhe nuk do të tolerohet dhuna dhe ka masa shumë më të shtuar të sigurisë. Kështu deklaron kryetarja e KQZ-së Valdete Daka kur flet për tri qendrat e votimit në Mitrovicën Veriore në të cilat rivotohet këtë të dielë më 17 nëntor.Daka thekson se janë bërë të gjitha përgatitjet dhe se fletëvotimet dhe materiali sensitiv dhe jo sensitiv dhe do të dërgohen në atë pjesë të shtunën gjatë ditës.Ajo beson se kësaj radhe të gjithë kanë marrë mësim dhe se rreth 23 mijë qytetarë që kanë të drejtë vote në këto tri qendra do të dalin të votojnë.Kryetarja e KQZ-së flet edhe për kërkesën e OSBE-së të cilën KQZ-ja e ka refuzuar një ditë më parë, që vota në sillen në QNR për numërim. Daka që ishte e vetmja që e pranoi këtë kërkesë qëndron ende pas atij vendimi të saj."Ne i kemi marr mësimet nga hera e kaluar dhe besojë se tashmë të gjithë e kanë kuptuar se duhet të jenë më të vëmendshëm dhe të përgatitur e sidomos organet e sigurisë dhe presim nga ta që të ushtrojnë detyrën e cila u takon edhe sipas Ligjit por edhe sipas përgjegjësive. Sa i përket komisionarëve nuk kemi shënime apo informata se ata kanë frikë speciale, konsiderojë që edhe pse ka pas sulm në ditën e zgjedhjeve, konsiderojë se nuk ka qenë sulm mbi personelin, por ka qenë shumë e qartë se sulmi ka qenë i përqendruar ndaj votës, pra fletëvotimit dhe rezultateve dhe nuk besojë që ka ndonjë rrezik të veçantë për komisionerët” thotë ajo.Daka thotë se po kontaktojnë me OSBE-në në baza ditore e veçanërisht këto ditë para ditës së rivotimit.E pyetur nëse kanë kërkuar që të shtojnë masat e sigurisë në atë pjesë, thotë se tashmë të gjithë e din se nuk do të tolerohet dhuna më.“Natyrisht që të gjithë në ditën e zgjedhjeve do të jenë në vendet e tyre të punës konkretisht të stacionuar siç e parash plani operacional, konsiderojë se tashmë të gjithë e kanë kuptuar se nuk do të tolerohet dhuna dhe natyrisht që kjo varet pak edhe nga vet ata që jetojnë në atë pjesë”, thotë Daka.Kryetarja e KQZ-së flet edhe për mos miratimin e kërkesës së OSBE-së, që votat në këto tri qendra të numërohen në QNR.Anëtarët e KQZ-së një natë më parë nuk e kanë pranuar këtë kërkesë dhe ishte e vetmja Daka që votoi për. Ajo ende nuk e ka ndryshuar mendimin.“Ky është vendim i KQZ-së që merret me shumicë votash nga anëtarët e KQZ-së, por unë megjithatë konsideroj se është dashur ndoshta të veprohet sipas kërkesës së OSBE-së por prapë ky mbetet vendim i anëtarëve të KQZ-së”, ka thënë ajo.Ajo thotë se të dielën në mbrëmje do të dalin edhe rezultatet preliminare për Mitrovicën Veriore. Ndërsa nesër në veri është heshtje zgjedhore.