Serbi-Rusi, marrëveshje ushtarake
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Nëntor 2013, 22:46
Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, ka thënë se marrëdhëniet midis Moskës dhe Beogradit kanë arritur një nivel të ri të lartë.Ai i ka bërë këto komente pas takimit me minisrin serb të Mbrojtjes, Nebojsha Rodiç, i cili ka thënë se marrëveshja e re do të rregullojë marrëdhëniet ushtarake midis dy vendeve gjatë 15 vjetëve të ardhshëm.Marrëveshja ushtarake përfshin shkëmbimin e informatave strategjike, shkëmbime ushtarake dhe stërvitje ushtarake.Shoigu është dekoruar sot me Medaljen e Flamurit nga presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolli☼, për rolin e tij në zhvillimin e miqësisë ruso-serbe.