Arrihet marrëveshje për Greqinë
Pas 10 orë bisedimesh ministrat e financave të Eurozonës dhe FMN kanë arritur një marrëveshje mbi një plan, urgjentisht të nevojshme Greqinë.Ata kanë rënë dakord për të ulur malin e borxheve greke si dhe i kanë hapur kanë shtruar rrugën lirimit të këstit tjetër të kredive prej 44 miliardë euro. Kryeministri grek Antonis Samaras përshëndeti marrëveshjen, duke thënë se "një ditë e re fillon për të gjithë grekët".Marrëveshja hap rrugën për mbështetjen për bankat greke dhe do të lejojë qeverinë të paguajë pagat dhe pensionet në muajin dhjetor. Kreu i eurogrupit Zhan-Klod Junker, tha se Greqia do të marrë këstin e ardhshëm të parave të gatshme në 13 dhjetor."Marrëveshja nuk është vetëm për paratë. Është premtimi për një të ardhme më të mirë për popullin grek dhe për zonën euro si një e tërë" tha Junker.Athina zyrtare ka qënë në pritje që nga qershori për këstin, për të ndihmuar ekonominë e saj në borxhe të thella të qëndruar këmbë.Edhe presidenti i Bankës Qendrore Evropiane Mario Draghi përshëndeti marrëveshjen ndërsa tha se kjo do të forcojë besimin në Evropë dhe në Greqi. Komisioneri i Bashkimit Europian për çështjet ekonomike dhe monetare, Olli Rehn, tha se ishte e rëndësishme që një marrëveshje ishte arritur në fund."Për eurozonën kjo ishte një test i vërtetë i kredibilitetit tonë, për aftësinë tonë për të marrë vendime për çështjet më sfiduese . Dhe kjo ishte një provë që ne nuk mund të dështojmë" tha RehnHuadhënësit ndërkombëtarë të Greqisë kanë rënë dakord për të zvogëluar borxhet e vendit, nga 144 %, në 124% të prodhimit të brendshëm bruto deri në vitin 2020. Këto përfshijnë uljen e normës së interesit për kreditë në Greqi, dhe kthimin euro 11 miliardë euro në Athinë nga blera je obligacioneve të qeverisë greke nga BQE. Ndërkohë tregjet e aksioneve pas marrëveshjes po reaguan pozitivisht.