Mbrojtja apelon vendimin në rastin "Kleçka"

Avokatet e të akuzuarve për krime lufte në të ashtuquajturin rasti "Kleçka", kanë dorëzuar në Gjykatën Supreme të kosovës ankesë kundër vendimit të gjykatës për masën e paraburgimit prej 30 ditësh.Njëri nga avokatët ai i Nexhmi Krasniqit, Mahmut Halimi, ka konfirmuar dorëzimin e ankesës për të katër të paraburgosurit."Kemi dorëzuar ankesë dhe kemi arsyetuar se gjykata ka vendosur në tëresi pa i shqyrtuar shkaqet objektive e subjektive për secilin të akuzuar veç e veç", ka thënë Halimi.Katër të akuzuarit në rastin Kleçka janë dënuar me 30 ditë paraburgim pasi EULEX-i ka ngritur dyshime se ata mund të largoheshin nga Kosova me qëllim që ta shmangnin procedurën penale. Muaj më parë gjykata kishte hedhur si të papranueshme dëshminë kryesore të Agim Zogajt i njohur si dëshmitar X.Kjo kishte çuar tek lirimi i të gjithë të akuzuarve në këtë rast. Por, prokurori i rastit Mauricio Salustro kishte depozituar një ankesë ndaj aktgjykimit të shkallës së parë.Pas kësaj Gjykata Supreme ditë më parë vendosi që rasti të kthehet në rigjykim duke shpallur tashmë të pranueshme provat e dëshmitarit Zogaj. Limaj dhe të tjerët akuzohen se gjatë vitit 1999 kanë kryer krime ndaj civilëve serbë e shqiptarë në shtabin e UÇK-së në Kleçkë.