Kosovë, arrestohen pesë zyrtarë të KQZ-së

Policia e Kosovës, ka arrestuar pesë zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të cilët dyshohen se kanë shpërdoruar detyrën gjatë zgjedhjeve të 3 nëntorit në Prishtinë.Sipas mediave në Kosovë, arrestimi i zyrtarëve është bërë nën dyshimin se ata kanë manipuluar  votat, në favor të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kandidatit të saj në kryeqytet, Isa Mustafa.Sipas  burimeve të mediave, arrestimi i tyre është bërë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit.Ndërkohë as policia e Kosovës dhe as KQZ-ja nuk kanë dashur që të komentojnë për një ngjarje të tillë.Ndërkohë, në zgjedhjet e tre nëntorit, Isa Mustafa i LDK-së dhe Shpend Ahmeti i Vetëvendosjes janë dy kandidatët që kanë marrë më shumë vota në raundin e parë, dhe pritet që më 1 dhjetor të përballen në balotazh.