Pack: S’do ketë ndryshim kufijsh në Ballkan

Deputetja e Parlamentit Evropian, Doris Pack, ka hedhur poshtë deklaratat e ambasadorit të Rusisë në Beograd, Aleksandar Cepurin, i cili ka thënë se kufijtë e Ballkanit janë ende në shqyrtim dhe se ky rajon është ende jo i stabilizuar.“Nuk do të ketë ndryshim të kufijve në Ballkan. Kjo do të thotë se Kosova është shtet i pavarur. Shtrohet pyetja se përse ambasadori rus flet për jo stabilitet dhe potenciale për dhunë, në vend se të ndihmojë Serbinë dhe Kosovën në dialogun që kanë nisur para disa muajve”, ka thënë Pack.Pack nuk mendon se pas incidenteve në veri të Mitrovicës, ditën e zgjedhjeve lokale, qëndron Beogradi zyrtar, sepse, siç ka thënë ajo, në interes të tij është që të zbatohet Marrëveshja e Brukselit.