Nxënësit e Luginës apel Beogradit: Kthena Abetaren!

Nxënësit e shkollës fillore në fshatin Raincë të Preshevës protestuan sot në shenjë revolte lidhur me konfiskimin e 5 mijë librave shkollorë nga policia dhe inspektoratet serbe.Nxënësit e klasave fillore fillore “Zenel Hajdini” në këtë fshat mbajtën protestën para dyerve të shkollës me bluzat e veshura me mbishkrime “ Na ktheni abetaren”.Protesta ishtë bërë në shenjë pakënaqësie ndaj konfiskimit të 5 mijë kopje librash në gjuhën shqipe në këtë shkollë me mësim në gjuhën shqipe.Sipas organizatorëve që ishin nga këshilli i prindërve të shkollës, kjo është një porosi për faktorin vendor dhe ndërkombëtarë, që librat e konfiskuara tu kthehen nxënësve sepse ato i përkasin atyre e jo të qëndrojnë të burgosura dhe ti mbulojë pluhuri. Ndërkohë që protesta ishte përkrahur edhe nga prindërit e nxënësve.Në shkollën fillore “Zenel Hajdini” në fshatin Raincë të Preshevës mësimi po zhvillohet në kushte normale edhe përkundër faktit se të premten e kaluar nxënësit dhe mësimdhënësit përjetuan një tmerr, kur inspektorët e arsimit të përkrahur nga policia kanë konfiskuar në këtë shkollë rreth 5 mijë ekzemplarë libra në gjuhën shqipe, të cilat ishin donacion nga qeveria e Kosovës.