Tërmet në jugperëndim të Maqedonisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Nëntor 2012, 09:35
Një tërmet me intensitet 3,7 ballë i shkallës rihter ka goditur pjesën jugperëndimore të Maqedonisë.Epiqendra e këtij tërmeti ka qenë 20 kilometra nga qyteti i Resnjës.Qëndra seizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore në Shkup informoi se tërmeti është ndjerë rreth orës 21:18 të ditës së djeshme.Nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar në njerëz.