Armët kimike, Kulla: Jam pro, pres që Rama të miratojë vendimin
Eksperti i sigurisë Ilir Kulla është shprehur pro sjelljes së armëve kimike në Shqipëri.Në një linjë telefonike për “Ora News” Kulla theksoi se kryeministri Rama duhet ta miratojë vendimin dh eta dërgojë atë për miratim në Parlament."Unë qëndrimin tim e kam shprehur dhe jam pro sjelljes së armëve kimike në Shqipëri. Është e patolerueshme santazhi që po i bëhet autoriteve legjitime të Shqipërisë që kanë të drejtën të marrin impenjime politike dhe diplomatike karshi aletaëve më të mëdhenj dhe karshi sistemit ndërkombëtar të sigurisë. Unë pres që kryeministri Edi Rama vendimin e tij të artikuluar dhe tashmë të konfirmuar edhe nga qëndrimi i ambasadorit amerikan ai ta aprovojë dhe ta cojë në Kuvend. Le t`i takojë partive politike, le të kenë ato kurajon që ta hedhin poshtë dhe unë pres që Shqipëria kërkon të rrisë autoritetin nëpërmjet një sovraniteti “të munguar”, atëherë ky sovranitet të gjendet nëpërmjet një pjekje të politikës shqiptare që do të thotë që politika shqiptare të bëhet e aftë të paguajë borxhin , të bëhet e aftë të bëjë zgjedhje pa kërkuar ndihmën e amerikanëve dhe e europianëve, politika të jetë e aftë të lejojë hapjen e tregut dhe jo monopolizimin e tij dhe të jetë e afta ta industrializojë Shqipërinë" theksoi Kulla.I pyetur se sa do t`i kushtojë një jo Shqipërisë, eksperti i sigurisë Ilir Kulla theksoi: “Unë mendoj se Shqipëria duhet të rritet dhe të kuptojë që me 13 miliard euro borxh Sovran dhe kur kërkon të rrisë edhe më tej borxhin për të rimëkëmbur ekonominë nuk e di se në cilat dyersh do të trokasë sepse institucionet ndërkombëtare si Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore janë institucione ku zëri i SHBA-së dëgjohet shumë lart. Unë mendoj se Shqipëria e cila i ka borxh shumë të madh qytetarëve amerikanë dhe qytetarëve të botës jo vetem ato 50 miliard euro që ka harxhuar për të cliruar Kosovën por edhe dinjitetin kombëtar ia ka borxh Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Shqipëria i ka borxh SHBA-së faktin që sot shqiptarët janë një popull i respektuar dhe jo një popull i shtypur nga fqinjët".