Shoqëria civile rezolutë kundër armëve kimike: Rama të thotë jo

Forumi Civil ka zhvilluar sot një tryezë për çështjen e armëve kimike në të cilën i ka kërkuar kryeministrit të shprehet kundër sjelljes së tyre në Shqipëri.Përfaqësues të shoqërisë civile, medias dhe biznesit në një zë janë shprehur kundër shkatërrimit të armëve kimike në vendin tonë duke theksuar se sa më shpejt të thotë jo kryeministri aq më shpejt do të stabilizohet vendi.“Sot dihet që kryeministri do të japë atë përgjgije të madhe që ne besojmë që me reagimin e të gjithëve ai të thotë jo pa ekuvok, pa prapashtesa pasi i bie që ne të përballemi me një energji negative.  Në përfundim të kësaj tryeze të dalim me një rezolutë të cilën t`ia dërgojmë në mesditë kryeministrit”  u shpreh ambjentalisti Sazan Guri.Ndërsa Blendi Kajsia i ka krahasur protestat qytetare kundër armëve kimike si ato të pranverës arabe.“Shqiptarët e thanë jo-në brenda dhe jashtë Shqipërisë. Në këto kushte ku shqiptarët kurrë më parë thanë jo është e qartë që i vetmi opsion është që kryeministri të firmosë këtë jo. Sa më shpejt të thotë jo kryeministri aq më shpejt ne do ta garantojmë pranverën shqiptare pasi ajo që kemi përjetuar ne sot është një pranverë shqiptare e rilindjes së frymës popullore të protestës dhe të demokracisë. Që kjo pranverë të ms kthehet në një dimër të ftohtë kryeministri duhet t`i thotë jo të prerë dhe të qartë” theksoi Kajsia.Në fjalën e tij, Presidenti i RTV “Ora News”, zoti Ylli Ndroqi ndërsa vlerësoi protestat e zhvilluara në të gjithë vendin kundër sjelljes së armëve kimike në vendin tonë bëri apel që këto protesta të përshkallëzohen edhe në vendet e rajonit.Sipas tij, ky problem nuk është vetëm shqiptar por këto armë kimike janë të rrezikshme për të gjithë rajonin.“RTV “Ora News” ka qënë gjithmonë në mbështetje të qytetarëve. Kemi gati 1 javë që në ekranin tonë lancojmë të gjitha protestat që po ndodhin në të gjithë vendin. Kam vënë re një protestë rinore, që nuk është organizuar gjatë këtyre 20 viteve të fundit por gjithmonë ka marrë ngjyrë politike. Ne duhet të jemi krenar për të gjithë ata që protestojnë në këtë shesh dhe në të gjithë qytetet e Shqipërisë dhe ne të gjithë të jemi pro protestuesve dhe ti themi jo kryeministrit, jo kryetarit të parlamentit, ti themi jo të gjithë deputetëve sepse këto dalin në podium dhe dinë të thonë se kemi fituar 1 milionë shqiptar për të rritur mirëqënien dhe për të fituar rilindjen. Por ne nuk i kemi votuar që të kthejnë katastrofën në Shqipëri por i kemi votuar që ne  të rrisim fëmijët tanë të qetë dhe të lumtur siç i rrit gjithë Europa. Ka një javë që mediat e rajonit kanë vendosur në qendër të vëmendjes Shqipërinë për këtë katastrofë. Kjo nuk është një protestë qytetare shqiptare por duhet të jetë në protestë e të gjitha vendeve të rajonit. I bëj thirrje Maqedonisë, Malit të Zi, Kroacisë, Italisë të reagojnë sepse është një problem madhor. Ne kemi investuar për ta çliruar këtë vend nga këto armë prandaj dhe kërkojmë kryeministrit, kryetarit të kuvendit që ti thonë jo sjelljes së armëve kimike për interesin e të gjithë shqiptarëve" tha zoti Ndroqi.