Tiranë, burri vret me thikë bashkëshorten

Një krim në familje ka ndodhur pasditen e së shtunës në Tiranë, ku një burrë ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij.Ngjarja ka ndodhur në zonën e Laprakës ku44-vjeçari Edmond Doku ka qëlluar gruan e tij Rolanda Doku 36 vjeç e cila ka ndërruar jetë në spital.Sipas informacioneve, më herët çifti kishte depozituar një kërkesë për divorc në gjykatë për shkak të mosmarrëveshjeve dhe viktima kishte urdhër mbrojtjeje nga gjykata.Por urdhri i mbrojtjes i lëshuar nga gjykata e Tiranës, nuk i ka hyrë në punë 36-vjeçares Rolanda Doku, pasi bashkëshorti nuk e ka respektuar për të qëndruar larg saj, por ka hyrë në shtëpi dhe e ka qëlluar për vdekje me thikë.Ndërkohë policia e kryeqytetit ka bërë të mundur arrestimin e autorit 44-vjecarit, Edmond Doku.