Makinat e vjedhura, 100 mjete të ndaluara në 9 muaj në kryeqytet

Shqipëria vazhdon të mbetet parajsa e super makinave të vjedhura. Kështu në nëntë muaj vetëm nga policia e Tiranës janë sekuestruar rreth 100 mjete luksoze të vjedhura në vendet e Europës dhe të trafikuara në vendin tonë.Blutë e Tiranës kanë ngritur një task forcë për të ndalur këtë fenomen.Në këtë taska forcë janë përfshirë thuajse të gjitha strukturat e policisë dhe detyra e saj është që vendi ynë të mos jetë pjesë e hartës ku trafikohen mjete luksoze. Bedri Hasanaj, shef i patrullës në policinë e kryeqytetit sqaron se aksionet për të zbuluar makina e vejdhura do të jenë të përhershme.Gjithashtu në këtë aksion janë të përfshira edhe policitë e vendeve kufitare dhe ato europiane, pasi janë ato që japin informacionin e parë se keto makina kanë hyrë në vendin tonë dhe më pas i takon policisë shqiptare për ti gjurmuar, e më pas sekuestruar këto super makina.Shp