Kaluan ilegalisht kufirin, ndalohen 5 shtetas të huaj

Policia e Gjirokastrës gjatë një operacioni antitrafik ka bërë të mundur ndalimin e 5 shtetasve të huaj të cilët kishin kaluar ilegalisht kufirin.Burime nga policia bëjnë me dije se në aksin rrugor rrugor Gjirokastër –Tepelenë janë ndaluar 4 shtetas nga Algjeria dhe një shtetas nga Siria si dhe është arrestuar edhe drejtuesi i automjetit që transportonte shtetasit e huaj, për veprën penale të "Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit".Sipas policisë është arrestuar 53-vjeçarin Nekim Koçi pasi me automjetin e tij taksi po transportonte shtetasit e huaj drejt Tepelenës.Për të shmangur postobllokun e policisë në vendin e quajtur Uji i Ftohtë, drejtuesi i automjetit rreth 500 metra pa afruar në postobllok i ka zbritur shtetasit e huaj dhe i ka drejtuar për në shtratin e lumit Drino, me qëllim kalimin me këmbë deri në krahun tjetër të postobllokut.Porsa shtetasit e huaj janë drejtuar për në shtratin e lumit Drino janë kapur nga ana e Specialistëve të Sektorit Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastrë të cilit i kishin mbajtur në vëzhgim të gjitha veprimet dhe lëvizjet e këtyre shtetasëve.Ndërkohë në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër po vijojnë hetimet për të dokumentuar me prova ligjore veprimtarinë e një grupi kriminal në fushën e trafikut të qënive njërëzorë që merren me trafikun e shtetasvëve të huaj nga Athina në Shqipëri e më pas në Malin e Zi , kundrejt vlerës 1500 euro për person.