Haxhinasto në Bruksel: Përafrimi i legjislacionit dhe standarteve me BE, sfidë për Shqipërinë

Ministri i Transportit dhe infrastruktures, Edmond Haxhinasto, mori pjese ne Unionin per Konferencen Ministeriale per Transportint qe u mbajt sot ne Bruksel.Ne kete Konference e cila u kryesua nga z. Siim Kallas zv/President i Komisionit Evropian marrin pjese zyrtare te larte nga 43 vende te ndryshme te botes nga Europa, Afrika dhe Lindja e Mesme si dhe perfaqesues te institucioneve te rendesishme finaciare si EBRD etj.“Shqiperia e mbeshtet plotesisht bashkepunimin rajonal dhe iniciativat si EUROMED, SEETO, CEI etj te cilat rrisin impaktin tek efikasiteti dhe zhvillimi”, tha Ministri Haxhinasto gjate fjales se tij.Gjithashtu ai u ndal rolin qe mund te luaje Traktati per nje Komunitet Transporti te vendeve te Ballkanit Perendimor, per te krijuar nje treg te integruar transporti me BE. Ai theksoi se perafrimi i legjislacionit dhe i standarteve me ato te BE-se eshte ne proces dhe mbetet sfide madhore per Shqiperine.“Ne jemi jemi ne nje faze te procesit te reformave strukturore e ligjore per rritjen e efikasitetit te investimeve publike dhe permiresimin e sherbimeve per qytetaret, tha ai.Ne Ballkanin Perendimor jemi aktiv me projektin SEETO por kemi akoma pune per te bere ne liberalizimin e tregut te transportit dhe per te hequr te gjitha barierat jo fizike si kufizimi i lejeve, taksimi jo reciprok, sherbimet doganore one-stop-shop, njohja e dyanshme e dokumentave apo lehtesimin e kontrolleve ne kufi, etj shtoi Ministri.Ministri Haxhinasto ne fjalen e tij beri nje paraqitje te planeve që do të ndermerren nga Qeveria Shqiptare në sektorët e transportit dhe infrastrukturës duke u ndalur në planet per investime, duke theksuar perfundimin sipas standarteve te rrugeve ne proçes ndertimi, zhvillimin e hekurudhes dhe lidhjet cilesore me fqinjet, ndërtimin e një porti të ri në Shengjin, liberalizimin e tregut ajror, ndertimin e nje aeroporti te ri ne jug te vendit.Ai foli edhe per format e garantimit te investimeve, duke permendur bashkepunimin me biznesin, ne marredhenie koncesionare apo partneritet public Privat per realizimin e ketyre planeve.