Kurora e gjelbërt e Laçit pushtohet nga hedhja e mbeturinave
Kurora e gjelber e pishave te Laçit, eshte drejt shkaterimit te saj. Shkak kete here, duket se nuk jane prerjet e pyjeve apo pirromania, por vete Bashkia e ketij qyteti e cila depoziton mbeturinat pikerisht ne zemer te kesaj kurore, e cila eshte nga te vetmet ne kete zone.Ne pamundesi per nje vend depozitimi te posaçem, prej kohesh kjo zone po perballet me nje masaker ekologjike per te cilen askush nuk po reagon per parandalimin e shkaterimit perfundimtar te saj,nderkohe qe derdhja e mbeturinave vazhdon te kryhet çdo dite.Era e keqe dhe hungerimat e kafsheve, jane disa prej fenomeneve qe do te shoqeronin çdo besimtar i cili do te zgjidhte te vizitonte apo kryente nje ritual prane Kishes se Shna Nout, pasi rruga kryesore e ketij kulti fetar ndodhet vetem 200 metra larg nga ky pirg mbeturinash qe jeni duke pare ne ekran.Koshient per demin kolosal qe jane duke i shkaktuar kesaj kurore te gjelber, nga Bashkia Laç, bejne me dije se eshte diskutuar disa here per depozitimin e ketyre mbetjeve ne landfilin e Shkodres, por Keshilli bashkiak nuk ka arritur te miratoje kete vendim,duke u kthyer faktori kryesor per ndotjen ne nivele teper te larta qe po ndodh ne kete zone, e cila eshte nje prej te paktave qe ka ngelur ne Shqiperi.Nderprerja dhe ndalimi hedhjes se mbeturinave ne kete vend duhet te ndodhe menjehere, duke evituar nje shkaterim total te kurores se gjelber, e cila prej kohesh nuk ofron me ajrin e paster dhe karakteristik te pemeve halore, por ndotje masive te tij, sebashku me rrezikun e perhapjes se semundjeve.Ky eshte moment kur instancat pergjegjese, duke filluar qe prej Ministrise se Mjedisit ti thone stop depozitimit te mbetjeve ne pyje, para se te jete shume vone.