Shembja e banesës, 40 persona në rrugë, Bashkia asnjë masë

Pavaresisht se kane kaluar 3 dite nga shembja e çatise se godines ku jetojne 10 famlije,ende nuk ka ardhur asnje reagim konkret nga ana e Bashkise se Korçes per rikostruksionin e godines apo sistemimin e ketyre personave.Prej 3 ditesh mbi 40 persona, mes tyre gra e femije, jetojne ne qiell te hapur, duke u strehuar ne çadra dhe prane zjarreve qe ndezin ne rruge.Perveçse jane renduar nga gjendja shendetesore ata jane renduar edhe psikologjikisht ku ndihen te lodhur nga premtimet boshe dhe fakti qe kane kaluar 72 ore dhe askush nuk ka marre asnje mase.Vete ata kercenojne me protesta dhe greva urie deri sa te merren masat perkatese.Ende nuk dihet se si do te shkoje fati i ketyre familjeve,ndersa femijet dhe grate kane filluar te semuren pasi temperaturat gjate nates jane teper te uleta.