100-vjetori i Alber Kamy, aktivitete në Panairin e librit

100-vjetori i lindjes së shkrimtarit të madh, Albert Kamy ka mbledhur bashkë studiues dhe dashamirës të librit në ditën e dytë të Panairit të 16-të të Librit. Në konferencën me temë “Kamy, përçuesi i ideve demokratike”, organizuar nga Ambasada Franceze në Pallatin e kongreseve referoi prof. Jean-Yves Guérin, një nga njohësit më të mirë të kësaj figure të letërsisë botërore.Të pranishëm në aktivitet ishin edhe Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, Ambasadorja e Francës në Tiranë, Christine Monro, Drejtor i Institutit të Albanologjisë, Ardian Marashi, Profesor i filozofisë në Universitetin e Tiranës Gjergj Sinani, si dhe kryetari i Shoqatës së Botuesve Petrit Ymeri.Profesori i letërsisë franceze në Universitetin e Sorbonës, Jean- Yves Guerin analizoi portetin e Kamysë në një këndvështrim të ri, atë të shkrimtarit të politikës. Sipas tij një pjesë e rëndësishme e veprës së shkrimtarit algjerian, si “I huaji”, “Rënia” “Miti i Sizifit”,lidhen ngushtësisht me disa nga betejat e tij kundër totalitarizmit. Në referatin e tij, Guerin u ndal edhe në aktivitetin e Kamysë si gazetar dhe qytetar i revoltuar.“Meqenëse veprat e Kamysë janë të njohura në shqip në referatim tim jam mbështetur në disa shkrime mbi autorin, të cilat nuk janë përkthyer ende në gjuhën tuaj. Kamy nuk e konsideronte veten si intelektual aq më tepër si ideolog, por si vëzhgues, gazetar dhe historian dhe qytetar i revoltuar. Atij nuk i pëlqente qëndrimi i mjeshtrit. Në disa esse të tij Kamy theksoi se nuk i njeh ideologjitë. Iu kundërvu Stalinizmit dhe të gjitha ideologjive totalitariste, duke pasur parasysh pragmatizmin. Për këtë arsye veprat e itj, sshumë herë u cilësuan si vepra të dështuara. Por Kamy këmbënguli dhe tha se bota e kishte gabim. Shkrimet e tij u bënë referencë për demokratët. Idetë demokratike u mbështetën edhe nga mendimtarët francezë. Publiku e priti shumë mirë, ndërsa Sorbonai e injoroi shkrimtarin, i cili më pas do ta quanin “miku më i madh i francezëve –u shpreh Guerin.Në referatin e tij, kushtuar ideve demokratike të Kamysë, Guerin analizoi edhe idetë majtiste të shkrimtarit në fund të jetës“në fund të jetës Kamy u bë pjesë e të majtëve, pasi pas luftës në 1956 socialistët nuk ishin socialistë. Ai luftoi konservatizmin, për një të majtë sociale dhe ideale. Ai ishte gati për të qenë revolucionar, por jo pesimist për të ardhmen, ndaj foli për refromat sociale. I revoltuar nga sistemi i drejtësisë dhe ga regjimi ai theksonte në shkrimet e tij se: Njeriu i revoltuar ështën jë njeri që di të thotë JO. Ai i thoshte o shtypjes. Ndaj dhe “murtaja” u bë një vepër antifashiste. Alegoria e kësaj vepre është polisemiste, dhe ka shërbyer edhe për protesta në ditët e sotme, si pranvera arabe. Mendimi Kamyzian apo revolta e tij është kudo. Ai kundërshtoi kapitalizmin por në të njëjtën kohë ehde Stalinizmin. Pra ai nuk kundërshtoi kurrë vetveten ndaj dhe mbetet shkrimtar i politikës” –theksoi studiuesi.Pasi analizoi përfaqësimin e totalitarizmave në romanet e tij dhe ceku raportin për Algjerinë koloniale profesor Guerin tha se shkrimet e Alber Kamysë mbi ideoligjitë e vjetra na ndihmojnë për të kuptuar kohën tonë, si dhe mbeten pikë referimi studiuesit e rinj francezë.Pas konferencës aktivitetet kushtuar shkrimtarit të madh vijuan me një kokteil, të organizuar nga Zonja Ambasadore e Francës, Christine Moro, pranë stendës franceze, e cila këtë vit është edhe më tërheqëse se çdo herë tjetër.Këtë vit ajo i është kushtuar tërësisht figurës së Albert Kamysë. Me këtë rast u cel edhe një ekspozitë tepër e vecantë, e cila ofron informacione pa fund mbi jetën dhe veprën e shkrimtarit.Ekspozita “Albert Kamy 1913-2013”, është ndërtuar në mënyrë të tillë, që të tërheqë rreth vetes sa më shumë vizitorë e në veçanti brezin e ri, i cili është edhe përdoruesi i teknologjive më të fundit në fushën e komunikimit. Nëpërmjet shkarkimit të aplikacionit “Albert Kamy”, në tabletat apo smartphonët personalë, të zbulohet një botë e tërë, fotografi, tekste, materiale zanore, etj.Fuga: Perkthimeve u mungon aktualitetiNdërkaq në drekë në stendën e shtëpisë “Dituria” diskutimi mbi librin “Homo Videns, Televizioni dhe postmendimi” tërhoqi vëmendjen e vizitorëve të Panairit të Librit Tirana 2013. E pranishme në panel përkthyesja e librit Albana Nexhpi, botuesi Petrit Ymeri dhe profesori i filozofisë Artan Fuga.“Shpresoj ta kem shqipëruar sa më mirë dhe të kem sjellë atë që ka dashur vërtete Sartori të thotë. Bashkë me botuesin Petrit Ymeri vendosëm që ta sjellim këtë libër sepse shoqëria shqiptare ka nisur ta shohë ekranin si të vetmen dritare për të vërtetën. Shpresoj ta kem sjellë saktë dhe pastër mendimin e autorit”- tha përkthyesja Nexhipi.I ftuar për të referuar rreth botimit të dytë në shqip të Sartorit, profesori Artan Fuga u ndal në faktin se sa i dobishëm dhe në kohën e duhur është ky botim për lexuesin shqiptar.“Në media thuhet se ka një axhendë botimi, domthënë si strukturohet çështja që i vendoset audiencës për të diskutuar dhe kam përshtypjen se ky problemi i axhendës nuk është vetëm në media. Sigurisht është në të folurin tonë në kafene, sepse shpesh herë flasim për gjëra të cilat ai që na dëgjon nuk ka interes” tha Fuga.“E kemi këtë problem në dialogun shqiptar të përditshëm. Por është dhe në përkthim. Unë kam përshtypjen që një pjesë e përkthimeve që bëhen janë përkthime mbase të vyera, mbase shumë të vlefshme por mungon aktualiteti, do me thënë ajo që pret nga kultura botërore cili është ai mekanizëm që të bën të thërrasi pikërisht atë që duhet. Dhe këtu përzgjedhja është shumë e vështirë. Kjo kërkon një dorë mjeshtërore një dorë të njohë nevojat e publikut shqiptar, të njohë se çfarë qarkullon sot në botë. Mua më duket sesi edhe në raste të tjera, në këtë rast botuesi ka ditur të vërë gishtin pikërisht tek një prodhim kulturor shkencor dhe politologjie që në momentin e caktuar nuk i vjen as më vonë shoqërisë shqiptare as më shumë përpara, është tamam në atë agjendë ku shoqëria shqiptare ka nevojë të ketë pika të reja referimi. Nga kjo pikëpamje unë them se zoti Ymeri me profesionizmin e vet ka arritur ta zgjidhë çështjen. Kjo shoqërohet më pas me përkthimin e Albana Nexhipit, e cila ka arritur ta shqipërojë, butë, ëmbël dhe rrjedhshëm një botë konceptuale e cila në realitetin shqiptar është e re është provokative dhe nuk është aq e lehtë për tu sjellë në atë mënyrë që të tërheqë në lexim.Çfarë dua të them unë me këtë? Mendoj që ne jetojmë në një shoqëri jo vetëm në Shqipëri që janë dy karakteristika ndërmjet shumë të tjerave të paktën në këndvështrimin tim: e para strukturimin e rrjeteve sociale social e dyta kriza e lidershipëve”tha ai.Programi i panairit per diten e nesermeE PREMTE 15.11.201311.00-12:00 Shoqata e Botuesve Shqiptarë - Konferencë "PIRATERIA DHE INFORMALITETI PO E VRASIN LIBRIN NË SHQIPËRI" - Salla ovale.11:00 (Shtëpia Botuese Toena) “Ushtarë të Salaminës”, autor Javier Cercas - Stenda e Institutit Italian të Kulturës.13:00 - 14:00 (Shtëpia botuese “Buzuku”, Prishtinë) “Trileri i Oliver Jens Schmitt për Kosovën”, autor Ibrahim Kelmendi - Salla e promovimeve.13:00 Takim me autorin Bruno Vespa - në hollin e Universitetit Europian të Tiranës13:00 “Antenat e epokës sime”, autor Anteos Hrisostomidhis - Stenda e Sh. B. Toena.14:00 - 15:00 (Shtëpia Botuese Uegen) - "Një mbret në Shqipëri", autor Jean-Luc Tourenne dhe "Krrokamat", autore Drenusha Zajmi-Hoxha - Salla e promovimeve.15:00 - 16:00 (Shtëpia Botuese Logos) - "Identiteti islamik i Europës", autor Ferid Muhiq, referues Edison Ceraj dhe Nexhat Ibrahimi - Salla e promovimeve.16:00 - 17:00 Dhoma Italiane e Tregtisë "Il Codice Kavad", autor Giovanni Cavadi - Salla e promovimeve.17:00 - 18:00 (Shtëpia Botuese Çabej) - " Santiago de Compostela", autor Dashnor Kokonozi - Salla e promovimeve.18:00 - 19:00 (Shoqata “Josif Bageri” Shkup/Tetovë) “Josif Bageri” dhe “Hasan Prishtina” (dy studime monografike), autor Dr. Branko Sinadinovski19:00 “Pendimi i Mihail Zolait”, autore Griselda Qosja - Stenda e Sh. B. Toena.18:00 - 20:00 "Pushtet dhe dashuri", autor Bruno Vespa; "13. Intervista", autor Sokol Balla; "Kundërreforma", autor Henri Çili - Stenda e UET Press