Daçiç këndon dhe negocion në Bruksel
Sapo ka filluar biseda mes mysafirëve në një darkë zyrtare, një njeri i jep shenjë muzikantëve, e rrëmben mikrofonin dhe këndon disa këndë të përzgjedhura nga folklori rom. Këngëtari nuk është askush tjetër, por kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç.
Kjo është një shfaqe të cilën ai rregullisht e interpreton nga viti i kaluar kur demonstronte talentin e tij vokal, i shoqëruar nga orkestra e regjisorit Emir Kusturica në një forum në Bruksel, për promovimin e investimeve të huaja në Serbi.
Ivica Daçiç akoma këndon, sepse delegacionet nga Brukseli zyrtarë vijnë njëri pas tjetrit këto vizita mund të shpeshtohen nëse vendi në janar fillon negociatat për anëtarësim në BE, shkruan gazeta franceze Libération.Ky drejtim është me shumë pengesa: Sipas rregullave të reja, secili zgjerim i ardhshëm i Unionit mundë të vendoset në referendum në vendet të cilat tani më janë anëtare të BE-sëDhe kjo nuk mund të jetë një formalitet për një vend me imazh katastrofal sikur Serbia.Pesëmbëdhjetë vite pas luftërave të cilat shpërbën Jugosllavinë, vendi akoma identifikohet me krimet e luftës në Kosovë dhe Bosnjë si dhe me arrogancën e regjimit të Sllobodan Milosheviçit.