Kosovë,shpërthim në selinë e PDK-së në veri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Nëntor 2013, 08:45
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur rreth orës 2:05 pas mesnate në selinë e PDK-së në Lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës, bëjnë të ditur burime të Kosovapressit.Sipas këtyre burimeve, persona të panjohur nga një automjet në lëvizje, ngjyrë të zezë, kanë hedhur granatë dore në zyrat e PDK-së por fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale.Ndërkohë policia e Kosovës po vijon hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.