Hoxhaj: PDK drejt fitores së sigurt në Dragash
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Nëntor 2013, 22:39
Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka njoftuar arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje dhe mbështetje të kandidatit të PDK-së, Salim Jenuzi, në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Dragashit, ndërmjet PDK-së me partitë AAK, VAKAT dhe GIG.
Hoxhaj përmes rrjetit social Facebook ka shprehur bindjen në fitoren e PDK-së dhe bërjen e Sharrit komunë model.
“Sapo bëmë marrëveshje PDK-AAK, PDK-VAKAT dhe PDK-GIG për bashkëqeverisje në Komunën e Sharrit dhe mbështetje të Salim Jenuzit. Fitorja e PDK-së po ndodhë dhe ndryshimi i madh në bërjen e Sharrit Komunë model të agrobiznesit, blegtorisë dhe turizmit”, shkruan Hoxhaj, në Facebook.