Ruzhiç:Nuk ka kushte të reja për integrimin e Serbisë

Ministri serb i integrimit evropian, Branko Ruzhiç, ka deklaruar se Serbia dhe të gjitha vendet e Bashkimit Evropian kanë qëllim të përbashkët, integrimin e Serbisë në BE, por në këtë rrugë duhet të zbatohet Marrëveshja me Kosovën, e arritur në Bruksel.Pas kthimit nga Londra dhe Berlini, ai theksoi se është vlerësuar pozitivisht apeli i Beogradit, që serbët në Kosovë të dalin në zgjedhjet lokale dhe të votojnë edhe në zgjedhjet e përsëritura.Ministri Ruzhiç, ka theksuar gjithashtu se nuk ka kushte të reja për integrimin e Serbisë në BE, por ekzistojnë gjëra për të cilat Serbia është e detyruar të zbatojë, siç është implementimi i Marrëveshjes së Brukselit.