Shkatërrimi i armëve kimike në Shqipëri? Alarmohet Maqedonia
Paralajmërimet se armët kimike të Assad mund të shkatërrohen në Shqipëri kanë shkaktuar alarm te shteti ynë fqinj, Maqedonia. Mediat vendase shkruajnë se një vendim i tillë paraqet rrezik edhe për Maqedoninë.Ekspertët maqedonas të sigurisë janë shprehur të shqetësuar."Jo vetëm sistemi ekologjik, por edhe shëndeti i qytetarëve do të jetë në rrezik serioz nga shkatërrimi i armëve kimike siriane", ka paralajmëruar profesori universitar i sigurisë dhe ish-shefi i shërbimit sekret ushtarak, Vladimir Pivovarov.Sipas tij, në Shqipëri , por edhe në asnjë vend të rajonit nuk ka lokacione të specializuara për asgjësimin e sigurt të armëve kimike. Mbetjet e rrezikshme nga shkatërrimi mundet që me ndihmën e erërave të shpërndahen me kilometra nga epiqendra e shkatërrimit dhe të ndikojnë tek shëndeti i njeriut, gjerësisht në mushkëritë e bardha."Lajmi për Shqipërinë akoma nuk është konfirmuar, por nuk do të më çudit në rast se ndodh diçka. Gjithmonë bëhen presione ndaj vendeve të vogla për të pranuar raste të tilla",ka thene profesori maqedonas.Qeveria e Maqedonisë nuk ka komentuar çështjen e shkatërrimit të këtyre armëve, por duke nënvizuar se do të presin informacione zyrtare se çfarë do të ndodhë me arsenalin e armëve kimike siriane.Sipas Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, arsenali i armëve kimike të regjimit sirian duhet të transferohet jashtë vendit nga janari i vitit 2014 dhe të shkatërrohet para muajit korrik të vitit 2014.