Pack:Kosova dha testin e demokracisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Nëntor 2013, 08:15
Eurodeputetja gjermane, Doris Pack ka deklaruar se Kosova me 3 nëntor dha testin e demokracisë evropiane.Sipas saj, do të ishte mirë sikur këtë test ta kishte dhënë edhe pjesa veriore, por kjo u pengua nga ekstremistët dhe vandalët serbë që nuk duan të pranojnë se kohërat kanë ndryshuar dhe që jetojmë një realitet të ri.Pack thotë se përgjegjëse këtu është edhe Serbia e cila e ka vetë në dorë të dëshmojë dhe tregojë se vërtet e ka seriozisht qëllimin për normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore me Kosovën, pasi nga kjo varet e ardhmja evropiane.