Greqi, qeveria votëbesohet në Parlament

Qeveria greke ka marrë votëbesimin nga Parlamenti.Me 135 vota “kundër” nga deputetët e Demokracisë së Re dhe PASOK-ut u hodh poshtë, mocioni i mosbesimit kundër qeverisë, që kishte paraqitur partia “SYRIZA”.Nga 294 deputetë të pranishëm, në favor të mocionit votuan 124 deputetë, kundër 153 dhe 17 deputetë abstenuan.SYRIZA, Grekët e Pavarur, partia Komuniste, Agimi i Artë dhe deputetja e PASOK Theodora Tzakri si dhe disa deputetë të pavarur votuan në favor të mocionit. Ndërkohë e majta demokratike dhe tre deputetë të pavarur abstenuan.Pas votimit në Parlament, koalicioni i kryeministrit Antonis Samaras, përjashtoi deputeten Tzakri nga partia, pasi kishte votuar pro rrëzimit të qeverisë.Para procesit të votimit, mijëra njerëz u mblodhën para ndërtesës së parlamentit në një protestë antiqeveritare, përmes së cilës kërkuan rrëzimin e qeverisë aktuale.Opozita po mundohet të ndryshojë politikat e shkurtimeve buxhetore, të cilat qeveria aktuale po i implementon, në këmbim të ndihmave financiare ndërkombëtare për të shpëtuar nga falimentimi.