Mbledhja e qeverive Kosovë-Shqipëri shtyhet për në dhjetor

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë tashmë kanë rënë dakord që të organizojnë mbledhje të përbashkëta të dy qeverive në muajin dhjetor.Lajmi është bërë i ditur nga qeveria e Kosovës e cila thekson se qëllimi i kësaj nisme është vendosja e një partneriteti strategjik më të strukturuar dhe të institucionalizuar mes dy shteteve.Qeveria e Kosovës thekson se “mbledhja e parë e përbashkët e të dy qeverive do të shënonte simbolikisht fillimin e një epoke të re bashkëpunimi.“Duke dashur që me çdo kusht të ruajmë integritetin e bashkëpunimit mes dy shteteve dhe qeverive tona, sot kërkuam mirëkuptimin e Qeverisë së Shqipërisë, që mbledhja e parë të mbahet në fillim të muajit dhjetor” thekon qeveria e Kosovës.