Qeveria greke në sprovë, sot në mesnatë vota për mocionin e besimit
Qeveria greke është përballë një rruge që nuk ka kthim pas. Qeveria e drejtuar nga kryeministri Antonis Samaras po përpiqet të bindë zyrtarët e Trojëks në negociata të vështira për të siguruar fondet e nevojshme për ti shpëtuar një falimentimi të mundshëm. Ndërsa nga ana tjetër nuk dihet sesi do të kalojë mocioni i mosbesimit i kërkuar nga partia më e madhe opozitare “Syriza”.Aleksis Tsipras, kreu i “Syrizas” pas ndërhyrjes së forcave speciale të policisë për të boshatisur godinën e televizionit shtetëror “ERT” në Athinë, ka kërkuar një mocion mosbesimi ndaj qeverisë, ndërsa ka theksuar se qeveria e koalicionit ka dështuar edhe në negociatat me kreditorët, edhe në çdo masë shtrënguese që ka marrë, duke mbartur një përgjegjësi historike për gjendjen që po kalon vendi.Gjatë dy ditëve në parlamentin grek është zhvilluar një debat i ashpër, e ndërsa në mesnatë pritet të vendoset fati i qeverisë greke, do të marrë votebesimin për vazhduar rrugën e nisur apo vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja, që për shumë analistë do të ishte një fund i hidhur për shtetin helen.Si Kryeministri Samaras i Demokracisë së Re ashtu dhe Venizelos i PASOK, dy partitë që qeverisin e kanë cilësuar nismën e Tsipras, një lëvizje të papërgjegjshme dhe që cënon interesin kombëtar.Që të miratohet iniciativa për votimin e mosbesimit të qeverisë duhet të marrë përkrahjen e të pakten 151 deputetëve nga 300 deputetë në parlamentin grek. Dy partitë nga koalicioni qeveritar sëbashku kanë një shumicë prej 155 deputetësh, por ekziston frika për ndonjë rrjedhje votash.