Kosovë, rezultatet e zgjedhjeve publikohen javën e ardhshme

Rezultatet e votimit për kryetar dhe për këshilltarë të komunave pritet të publikohen në fillim të javës së ardhshme, kanë bërë të ditur në Komisionin Qendror Zgjedhor  në Kosovë.Gjithashtu KQZ-ja e Kosovës do të publikojë edhe rezultatet për kandidatët për kryetar të Zubin Potokut, Leposaviçit, Zveçanit dhe Komunës Veriore të Mitrovicës, me përjashtim të tre qendrave të votimit ku do të rivotohet me 17 nëntor.“Besoj se të hënën e ardhshme KQZ-ja do t’i publikojë rezultatet përfundimtare për kryetar komunash, duke përfshirë edhe Zubin Potokun, Leposaviçin dhe Zveçanin, por duke përjashtuar tre qendrat në veri., ku do të përsëriten zgjedhjet”, ka deklaruar anëtari i KQZ-së, Florian Dushi.