Ambasadori rus:Ndryshojmë qëndrim ndaj Kosovës, nëse na e kërkon Beogradi

Rusia mund ta rishqyrtojë qëndrimin e saj për mosnjohjen e Kosovës dhe pengesat për anëtarësim të Kosovës në OKB, nëse Beogradi e bën një kërkesë të tillë.Kështu është shprehur ambasadori rus në Beograd, Alexander Chepurin duke theksuar se përderisa pozicioni i Serbisë është i patundur, atëherë edhe pozicioni rus nuk do të ndryshojë.“Nëse Serbia, Beogradi, thonë “ta njihni”, kjo do të ishte situatë tjetër”, tha Alexander Chepurin, duke u përgjigjur në pyetjen lidhur me atë se nëse është e mundshme ose jo që anëtarësimi i Kosovës në OKB të mbështetet nga Rusia, e cila është anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-sëAi shtoi se respektohen saktësisht marrëveshjet me Serbinë dhe do ta pengojmë çfarëdo përpjekje, që Kosova të bëhet vend anëtar i Kombeve të Bashkuara.