Zgjedhjet në Mitrovicë, KQZ: Fletët e votimit do kenë një vule të veçantë

Autoritetet e Serbisë thanë se kanë identifikuar një numër personash që kishin ndërhyrë me dhunë në disa qëndra votimi në veriun e Mitrovciës me 3 nëntor gjatë votimeve për pushtetin lokal. Sipas tyre, personat e identifikuar janë pjestarë të organizatave të djathta nga Serbia që kishin ndihmuar politikanët në veri të cilët kundërshtojnë marrëveshjenn mes Beogradit dhe Prishtinës dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale. Dhuna e së dileës bëri që KQZ në Kosovë të anullojë zgjedhjet në veriun e Mitrovicës, ku do të votohet me 17 nëntor.Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka miratuar planin Operacional të Rivotimit në tri Qendrat e votimit në veri. Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë se në tri qendra të votimit në Mitrovicën veriore, janë të regjistruar 23 mijë votues, ku do të votojnë vetëm ata që kanë të drejtë të votojnë në ato tri qendra.Daka ka thënë se do të përdoren fletëvotimet që kanë mbetur rezervë, ndërsa do të vulosen me një vulë të veçantë që e specifikon se janë zgjedhje të 17 nëntorit. Sipas saj, më 17 nëntor do të ketë plan të sigurisë të detajuar për ngritjen e sigurisë në ditën e votimit.“Do të përsëritet votimi në tri qendra të votimit në Mitrovicën veriore në shkollën teknike, në shkollën e mjekësisë dhe në shkollën “Sveti Sava”. Këtu ka rreth 23 mijë votues të regjistruar në listën e votuesve. Fletëvotimet të cilat do të përdoren janë ato që kanë mbetur nga rezervat e votimit të tre nëntorit dhe do të vulosen me një vulë të veçantë e cila tregon se bëhet për votimin e 17 nëntorit. Do të votojnë vetëm ata që kanë të drejtë të votojnë në këto tri qendra të votimit dhe nuk do të lejohet votimi me kusht nga të tjerët.Do të ketë një plan të sigurisë më të detajuar dhe do të ketë një ngritje të kapacitetit edhe nga OSBE-ja edhe nga ata të cilët janë përgjegjës për sigurinë në ditën e votimit”, ka thënë Daka.Sipas Dakës, numërimi në tri qendrat të veriut të Mitrovicës është bërë, duke mos i përfshirë ato me kusht. Sipas saj, kur të përfundon edhe rivotimi do të dalin me rezultatet për përfundimtare për të gjitha komunat veriore.“Nuk janë publikuar sepse janë minus tri qendra të votimit nga Mitrovica veriore dhe do të pritet që të numërohen të gjitha pastaj do të dalim me rezultate preliminare edhe për këto tri komuna…Kanë përfunduar por ka ende numërim të votave më kusht, nga jashtë dhe pasi të numërohen të gjitha këto do të dalim një herë me një rezultat preliminare pastaj përfundimtar pasi që të bëhet edhe rivotimi në këto tri qendra”, ka theksuar Daka.Në mbledhjen e KQZ-së, është diskutuar edhe për disa çështje teknike rreth asaj se cili do të jetë numri i fletëvotimeve në këto qendra të votimit si dhe një raport në detaje nga Qendra e Numërimit dhe rezultateve.