Greqi, SYRIZA, mocion mosbesimi ndaj qeverisë
Kryetari i partisë greke SYRIZA, Aleksis Tsipras ka paraqitur sot në parlament një mocion mosbesimi ndaj qeverisë.Shkak për mocionin ishte operacioni i evakuimit të godinës së ERT, që Tsipras e cilësoi si “rrëshqitje madhore institucionale”. “Përgjegjësia është e rëndë dhe historike, dhe përgjegjësia bie mbi të gjitha partitë dhe secili duhet të marrë përsipër atë që i takon, shtoi Tsipras.Njëkohësisht, Tsipras akuzoi qeverinë për politikën e saj ekonomike.“Rruga drejt katastrofës ekonomike duhet të ndalet menjëherë tani. Kemi obligimin të ndalojmë tkurrjen dhe zhvlerësimin e demokracisë tonë. Ne do ta pengojmë këtë rrugë që të shpresojmë në një të nesërme më të mirë”, përfundoi Tsipras.Debati parlamentar mbi mocionin e mosbesimit ka nisur sot ndërsa votimi pritet të bëhet mbrëmjen e të dielës.Qeveria: SYRIZA do të marrë përgjigjen e duhur“Thikë për vendin” e ka cilësuar qeveria mocionin e mosbesimit që partia SYRIZA ka kërkuar nga Parlamenti grek.“SYRIZA luajti letrën e fundit. Supozohet se kjo u bë me shkakun e ERT, të cilën vetë Tsipras e akuzonte dikur si mëkatare. Në fakt e bën për të përmbajtur partinë e vet që po sfilitet ndërmjet euros dhe dhrahmisë. Pa u bërë merak se kjo lëvizje funksionon si thikë për vendin tonë, në kohën që qeveria po negocion me kreditorët e vet dhe do të duhej që gjithë kujdesi të ishte përqëndruar aty. Negociatat do të vazhdojë normalisht dhe SYRIZA do të marrë në parlament përgjigjen e duhur”, përfundon deklarata e zëdhënësit të qeverisë Simos Kedikoglu.