Vulin sot në Mitrovicë, prezanton stemën e qytetit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Nëntor 2013, 10:00
Ministri serb pa portofol që në fakt është ministër i Serbisë për Kosovën, Aleksandar Vulin, do të vizitojë sot Mitrovicën ku do të marrë pjesë në vendosjen e stemës së qytetit, njofton B92.Pas prezantimit të stemës së qytetit të Mitrovicës, Vulin do të mbajë një fjalim e pas tij do të flasin edhe klerikë e zyrtarë të tjerë serbë.Gjithashtu Vulin do të shpërndajë edhe ndihmë për foshnjat serbe të lindura në Kosovë gjatë vitit 2013.Është paralajmëruar që Vulin në orën 12:00 të marrë pjesë në nënshkrimin e kartës së vëllazërimit të Mitrovicës me Uzhicën dhe me komunën serbe Vozhdovac.