Thaçi flet për Al Xhazirën: Do jemi pjesë e OKB-së, Serbia do të pranojë
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka bërë të qartë se Kosova nuk do të mbetet viktimë e së kaluarës dhe nuk do të merret më me armikun e së kaluarës.Në një intervistë për “Al Jazeera”, Thaçi folur për historinë dhe UÇK-në ka shtuar se shqiptarët nuk i kanë urryer kurrë serbët, por kanë rezistuar ndaj prezencës së egër serbe në Kosovë.“Si lider i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ne luftuam jo për shkak se kërkuam luftë, por për shkak se ka qenë e nevojshme që të sigurojmë lirinë dhe pavarësinë. Sidoqoftë, ne nuk e kemi urryer Serbinë. Në fakt, ishte një rezistencë ndaj prezencës së Serbisë në Kosovë”, theksoi kryeministri.Thaçi e vlerësoi marrëveshjen me Serbinë si historike, teksa beson se shumë shpejt Kosova do të anëtarësohet në strukturat e institucioneve euroatlantike, ashtu sikurse edhe në OKB.“Të gjithë e dinë të kaluarën e hidhur të Kosovës. Gjenocidi i madh dhe luftërat për pavarësinë në vitin 1999. Ne kaluam nëpër një tranzicion demokratik dhe në vitin 2008, Kosova deklaroi pavarësinë e saj. Sot, Kosova është një vend i pavarur dhe ka një synim të qartë: Integrimin në BE dhe në NATO... Vizioni ynnë është që Kosova në të ardhmen e afërt të ketë edhe vendin e saj si shtet i pavarur në OKB”, deklaroi Thaçi për Al Jazeera.Kryeministri i Kosovës shtoi se do të ketë probleme në implementimin e mëtej shëm të marrëveshjes, por i quajti iluzione teoritë për ndarjen e Kosovës, apo për një “Republika Srpska” në veri, pasi beson se marrëveshja është funksionale dhe garanton integritetin territorial të Kosovës.