Armët e Sirisë në Shqipëri? Guri: Përgatitjet kanë nisur prej kohësh
Aleanca Kundër Importit të Plehrave nis takimin informues me qytetarë, studentë, analistë, gazetarë etj, pse në vendin tonë nuk duhet të vijnë për shkatërrim armët kikime nga Siria.Në këtë takim AKIP do të trajtojë çështjen e importit të armëve kimike nga Siria dhe rrezikun që paraqet ky veprim për Shqipërinë.Në fjalën e tij, ambjentalisti Sazan Guri është shprehur se sjelljen e armëve kimike në Shqipëri e pengon Kushtetuta e vendit ndërsa shtoi se shoqëria duhet që të reagohet fuqimisht për të ndaluar shkatërrimin e tyre në vend."Eshtë shkelur neni 56 i Kushtetutës së vendit për informimin publik dhe neni 59 që nuk ruhet siguria shëndetësore dhe ekologjike e vendit. Shqipërisë do ti dalin 200 milionë euro mangut në buxhet duke dhënë para për të shkatërruar këto armë kimike. Kjo marrëveshje thyen edhe marrëveshja e Këshillit të Sigurimit për trasportimin e lëndëve të rrezikshme. Ne duhet të mblidhemi dhe ti themi qeverisë që Kushtetuta shqiptare e ndalon sjelljen e armëve kimike në Shqipëri" tha Guri.Edhe ambientalisti tjetër, Lavdosh Ferruni ndërsa vuri në dukje vendimin e qeverisë për ndalimin importit të plehrave theksoi se shqiptarët janë kundër importit të lëndëve kimike në Shqipëri.“Ne sapo po përgatiteshim për të festuar përfundimin me sukses të aksionit për ndalimin e importit të plehrave, ndërsa tani duan të sjellin armët kimike të Sirisë. Ne jemi kategorikisht kundër sjelljes së tyre. Ne nuk kemi territor për ti shkatërruar këto armë kimike, nuk kemi asnjë mundësi që në Shqipëri të sillen këto lëndë kimike”, tha Ferruni.Ndërkohë, Shoqëria Civile paralajmëron se do të intensifikoj protestat në të gjithë vendin për të ndaluar sjelljen e armëve kimike në Shqipëri.Në mbështetje të kësaj çështjeje me qindra qytetarë janë mbledhur pranë kryeministrisë për ti thënë jo armëve kimike Siriane.
Ambientalistë, politikanë, njerëz të medias dhe qytetarë të thjeshtë i kanë kërkuar qeverisë Rama që të mos pranoj presionet e ndërkombëtareve.