Shpëtim Gjika flet për akuzën: Jam i pafajshëm, do e sqaroj para gjykatës
Një javë para se të mbahet seanca gjyqësore ka ardhe edhe reagimi i kryetarit te Bashkise se Vlores,
Shpetim Gjika, i cili eshte shprehur se do flase qartë në seancën e gjykatës mbi të gjitha akuzat që jane bere ne emer te tij. Gjika ka qene i prere gjate kesaj deklarate, ku theksoi pafajesine e tij dhe duke dhene shpjegime se mungesa e tij para opinionit publik dhe medias ka ardhe per ti lene vend pergjigjeve te pyetjeve ne gjykate,ku ai do te paraqitet ne 15 nentor.
“Përderisa unë deri më sot kam qëndruar i heshtur, kjo nuk do të të thotë se këto akuza qëndrojnë, por duke qënë njeri që respekton ligjin dhe institucionet, sigurisht që fjala dhe qëndrimi im do të jetë aty ku institucioni i gjyqësorit do të japë fjalën me vendimin e tij” është shprehur Gjika.
Gjithashtu kryebashkiaku i Vlorës ka deklaruar se do të jetë i pranishëm në seancën gjyqësore të së premtes për të respektuar institucionet.
“Unë nuk kam folur, kanë folur faktet dhe letrat të cilat janë përfaqësuar nga avokati që përfaqëson çështjen time dhe patjetër që do jem në sallën e gjyqit si njeri që ka respektuar deri tani institucionet e shtetit, ligjet e shtetit dhe patjetër që do të jem në sallën e gjyqit në shenjë respekti për punën time, qëndrimin tim, ndërgjegjen time dhe sigurisht për institucionin e gjyqesorit” tha Gjika.
Hetimi ndaj tij ka nisur në muajin shkurt të këtij viti pasi prokuroria e Vlorës akuzon Gjikën se në cilësinë e kryetarit të KRRT-së së Bashkisë Vlorë, në bashkëpunim me të pandehurën Eleni Dardhaj, punonjëse në Drejtorinë e
Planifikimit të Territorit pranë Bashkisë Vlorë, kanë falsifikuar përmbajtjen e dy proçesverbaleve të mbledhjes së KRRT-së së Bashkisë Vlorë.