Paloka për blerjen e votës në Korçë: Mazhoranca nuk na la rrugë tjetër veç protestave

I ftuar në intervistën e mbrëmjes në RTV “Ora News”, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka folur në lidhje me protestën e paralajmëruar që Partia Demokratike do të organizojë ditën e hënë përpara kryeministrisë për shitjen e votës në zgjedhjet e 3 nëntorit në Korçë.“Duhet të sqaroj se nuk bëhet fjalë vetëm për Korçën. Fenomeni u evidentua dhe u konfirmua me pamje dhe me zë në Korçë, por nuk është një fenomën lokal dhe një fenomen për tu injoruar.Opozita ka gjetur strategjinë e injorimit. Nuk duhet të harojmë që Rama pa pasur as argumentin më të vogël bllokoi dhe bojkotoi parlamentin për muaj me rrdhë, bllokoi rrugët rrugët e Tiranës me protesta, me greva urie dhe me çdo forëm tjetër”, u shpreh Paloka.Kreu i grupit paralamentar të PD-së u shpreh gjithashtu se protesta e të hënës është minimuni që  mund të bëhet, pasi të shitet votat nuk është një gjë e vogël dhe e parëndësishme ashtu siç duan ta paraqesin mazhoranca.“Ky fonemen i shitjes së votës ka ndodhur edhe në 23 Qershor. Fenomeni nuk mund të zërri rrënjë pasi kjo do të sillte fundin e demokracisë. Vota e blerë është njësoj si në diktaturë. Rama thotë kush nuk do kulaçin ka gati kërbaçin. Rama ëndërron të bëhet si Enveri, me të njëjtat metoda kërkon të drejtojë Shqipërinë për 50 vjet, por duhet ta dijë që është një kohë tjetër dhe shqiptarët nuk e tolerojnë. Kështu si e ka nisur Rama po na jep dorë ne. kështu si e ka nisur po na e shpejton parashikimin dhe largimin e tij.Protesta është hapi më i vogël që mund të ndërmari një opozitë kur bëhet fjalë për votën e lirë. Rama nuk do të dijë as për ligjin as për kushtetutën dhe çdo veprim e bën në shkeljëe të ligjit. Ne po bëjmë një protestë tërsishtë paqësore dhe në kushtet e një shkeljeje flagrante dhe të një akti tepër të rëndë. Të krahasosh atë që bënte Partia socialiste me këtë që po bëjmë ne është si nata me ditën,” tha kreu i grupit të PD-së.