Afera me TVSH-në, "arrest në burg" ish-drejtueses dhe inspektorit të tatimeve
Gjykata e Tiranën ka dhënë sot masën e sigurisë "arrest në burg" për ish-drejtuesit kryesorë të kontrollit tatimor në Drejtorinë e Tatim Taksave në Tiranë.Gjykata ka lënë në burg ish-drejtoren e Kontrollit Tatimor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Tiranë Afërdita Hysa, dhe ish-inspektorin e Procedurave të Rimbursimeve Tahir Kuka të cilët akuzohen për shpërdorim detyre dhe mashtrim.Ndërkohë në kërkim nga policia rezultojnë edhe 5 ish zyrtarë të tjerë dhe 2 personave të përfshirë në aktivitete private. Të gjithë bashkë, këta persona akuzohen se kanë ngritur një skemë mashtrimi me rimbursimin e TVSH-së duke përfituar 515 milionë lekë të rinj.Sipas Prokurorisë për realizimin e kësaj skeme janë përdorur 11 shoqëri tregtare, të cilat aktivizuar, shitur, kontrolluar dhe kanë përfituar rimbursimin duke kërkuar më pas ç'regjistrimin brenda një periudhe disa ditore.