Tragjedia në minierë, proçedim penal për kreun e Albminiera Pogradec dhe rojen
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Nëntor 2013, 21:50
Pas ngjarjes tronditëse ku humbën jetën 5 të rinj në një prej galerive të minierës në Beragozhd, policia ka nisur të veprojë për të vendosur para përgjegjësisë personat që mund të kishin shmangur ngjarjen.Pas humbjes së 5 jetëve ka nisur procedimi penal për dy persona. Roja i minierës A.J, 47 vjeç dhe B.M, 59 vjeç, kryetari i degës ALB-Miniera sh.a Pogradec -Prrenjas janë dy personat që do të procedohen penalisht për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.Sipas policisë këta shtetas në detyrën që kanë pasur nuk kanë marrë masat e nevojshme për ruajtjen administrimin mbylljen e kësaj galerie ish miniere dhe si pasojë e mosveprimit të tyre janë futur në brendësi të saj 5 shtetas të cilët kanë gjetur vdekjen si pasojë e asfiksisë.