Shkeljet në qarkullimin rrugor, policia merr masa të forta

Duke filluar nga sot për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët shkelin kodin rrugor do të ketë penalizime të rënda du ke filluar nga arrestimi e deri në 3 vjet burg.Policia e Shtetit në një njoftim të saj thekson se nisur nga situata e rënduar e trafikut rrugor si dhe rastet e shumta të shkeljeve flagrante të Kodit Rrugor duke nisur nga sot e në vazhdim  do të marrë masa të forta për të gjitha shkeljet.Sipas policisë për drejtim të mjetit nën ndikimin e alkoolit; drejtim të mjetit pa dëshmi përkatëse; largimi nga vendi i aksidentit dhe për mosbindje të drejtuesve të mjeteve ndaj sinjalizimit të punonjësit të policisë do të zbatohen ekstremitetet e penaliteteve të lejuara nga legjislacioni në fuqi, që do të thotë arrestim në kushtet e flagrancës të shkelësve të ligjit.“Këto shkelje përbëjnë kundravajtje penale dhe dënohen sipas dispozitave të Kodit Penal, nenin 291, me burgim deri në 3 vjet” thuhet në deklaratën e policisë.