Vëllezër “pa para në xhep”, Jaka: Vetëm 100 kompani turke biznes në Shqipëri
Shqipëria dhe Turqia edhe pse janë dy vende vëllezër nuk kanë nivele të mira të bashkëpunimit ekonomik. Këtë e ka konfirmuar Sefik Kantar, zv.president i Shoqatës për Zhvillim dhe bashkëpunim Ekonomik gjatë simpoziumit ekonomik “Të përmirësojmë marrëdhëniet ekonomike midis Turqisë dhe Shqipërisë”.Sipas Kantar, shkëmbimet tregtare midis dy vendeve nuk janë në nivele të mira, ndërkohë që volumi i investimeve është vetëm 1.5 milion USD.“Dy vendet tona janë vende vëllezër, turqit dhe shqiptarët janë vëllezër pasi kemi një sërë traditash dhe kulturë të përbashkët. Por nuk është e njëjta nga këndvështrimi ekonomik. Nivelet e bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve tona nuk janë shumë të mira dhe urojmë që ky simpozium të ketë efekte, pasi niveli i bashkëpunimit ekonomik nuk është dinjitoz në krahasim me marrëdhëniet politike” tha ai.Ndërkohë që kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Nikolin Jaka i bëri thirrje biznesmenëve turq që të rrisin bashkëpunimin me Shqipërinë. Sipaj Jakës në vendin tonë operojnë vetëm 100 kompani turke.Turqia zë vendin e katërt përsa i përket partnerëve strategjikë tregtarë të Shqipërisë, duke ngelur pas Italisë, Greqisë dhe Gjermanisë.