Protestë ndaj Papulias, 3 të rinj djegin flamurin grek

Ndërsa presidenti grek Karolos Papulias gjendej në një tryezë ekonomike me biznesin grek në Shqipëri në hotel Rogner, në sheshin “Nënë Tereza” tre të rinj i kanë vënë flakën flamurit helen, në shenjë proteste ndaj vizitës së tij.Edhe pse sheshi "Nënë Tereza" ka qenë vazhdimisht i mbikëqyrur sot gjatë gjithë ditës me policë më shumë se sa zakonisht, nismëtarët e djegies së flamurit ia kanë dalë të realizojnë qëllimin e tyre.Policia e Tiranës ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka shoqëruar në komisariatin numër 1 tre të rinjtë, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur.