Berisha: Antiligji kundër ligjit, fytyra e vërtetë e shtetit policor të Edi Ramës
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me rrethimin e kompleksit nga policia në plazhin e Ujit të Ftohtë në Vlorë. Berisha shprehet se policia ne kundershtim me Kushtetuten dhe ligjet e vendit nuk lejon banoret e pallatit te hyjne ne apartamentet e tyre ku banojne, të cilat i kane te blera e hipotekuara ne perputhje me te gjitha ligjet e vendit.“Te dashur miq, nje akt banditesk shteteror i pashembullt ne Europen e sotme po zhvillohet para kamerave televizive ne Vlore. Me urdher te Edi Rames, Policia ne kundershtim me Kushtetuten dhe ligjet e vendit, si nje bande socialiste, prej me shume se 24 oresh ka rrethuar me shiritin e zones se krimit nje pallat ne qytetin e Vlores. Ajo nuk lejon banoret e pallatit te hyjne ne apartamentet e tyre ku banojne dhe qe i kane te blera e hipotekuara ne perputhje me te gjitha ligjet e vendit” thekson Berisha.Sipas Berishës pallati eshte ndertuar me leje ne prone private, me kredi bankare dhe eshte hipotekuar konform regullave te shtetit.“Pallati eshte ndertuar me leje, ne prone private, me kredi bankare dhe eshte hipotekuar konform regullave te shtetit. Krimi i vetem i pallatit eshte se njeri nga investitoret e tij ka qene vjehrri i kryetarit te PD, kundershtarit te Edi Rames, te cilin ky i fundit e urren per vdekje. Ndaj dhe denon kolektivisht te gjithe banoret e pallatit” shprehet ai.E gjithë kjo situate sipas Berishës eshte kushtrim i vertete per çdo qytetar per tu ngritur ndaj akteve shteterore banditeske me te cilat kryeministri Edi Rama me urrejtjen e tij te papermbajtur dhunon Kushtetuten e vendit.“Kjo qe ndodh me qytetaret e pallatit te rrethuar me shiritin e zones se krimit dhe moslejimi i banoreve per te hyre ne shtepite ku banojne eshte deshmi falgrante e shtetit policor te Edi Rames, eshte kushtrim i vertete per çdo qytetar per tu ngritur ndaj akteve shteterore banditeske me te cilat Edi Rama me urrejtjen e tij te papermbajtur dhunon Kushtetuten e vendit, Konventen Europiane te te Drejtave te Njeriut, perdor antiligjin per te shkaterruar ligjin” përfundon Berisha.Që prej ditës së djeshme INUK ka rrethuar kompleksin, duke mos lejuar banorët të futen në apartamentet e tyre. Ekspertët dhe drejtuesit e INUK kanë bërë matjet e fundit të ndërtesës dhe kanë spastruar zonën përreth dhe pritet që javën e ardhëshme ti vihet tritoli.