Sulmohet zyra e organizatës “Agimi i Artë”, vriten 2 anëtarë, plagoset 1 tjetër

Dy anëtarë të Partisë "Agimi i Artë" në Greqi janë ekzekutuar në mënyrë mafioze para selisë së kësaj Partie në Neo Iraklio të Atikës.

Dy të rinjtë  Jorgos Funtulis dhe Manolis Kapelonis, njëri 20 vjeç dhe tjetri 23 vjeç u qëlluan me armë zjarri jashtë zyrave të Agimit të Artë, ndërsa ngjarja shkaktoi dhe plagosjen e rëndë të një personi tjetër.

Zëdhënësi ipartisë neonaziste  te "Agimit të Artë, konfirmoi se viktimat janë anëtarë të partisë dhe në momentet e ekzekutimit po ruanin godinën e kësaj partie dhe ndodheshin jashtë saj.

Dy persona të maskuar dhe që po udhëtonin me një motor iu afruan dy të rinjve dhe i qëlluan ata me të paktën 4 plumba, për pasojë njëri prej tyre humbi jetën në vend, ndërsa tjetri ndërroi jetë në spital.

Ngjarja ka terrorizuar qytetarë të shumtë që kalonin në orët e mbrëmjes pranë vendit të ngjarjes.Ngjarja e rëndë  është karakterizuar si akt terrorist, ndërsa policia ka marrë dëshmitë e disa personave dhe ka mbledhur të gjitha provat e nevojshme që pritet te çojnë në identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e motiveve të krimit.

Kjo ngjarje e rëndë vjen disa ditë pasi disa krerë të lartë të partisë neonaziste janë arrestuar dhe akuzuar për nxitje të dhunës dhe disa kohë pasi për vrasjen e këngëtarit Pavlo Fisas është arrestuar një anetar i kesaj partie.

Ndërkaq Zëdhënësi i qeverisë deklaroi se vrasësit do të përgjigjen para drejtësisë dhe do të ndëshkohen.