Vuçiç e Vulin sfidojnë Prishtinën, kërkojnë “vdekjen” e shqiptarëve në miting
Nxderkaq mitingun e organizuar ne Graçanicë me prani të madhe të qytetarëve serbe mediat kosovare e kane cilesuar nje "Mini Serbi".
Në miting ka pasur qindra flamuj serb, parulla dhe fotografi të Vojisllav Sheshelit, nën intonimin e himnit serb, ndersa nuk kane munguar thirrjet antishqiptare si "Smrt shiptarima" (vdekje shqiptarëve), që duartrokateshin edhe nga përfaqësuesit më të lartë të qeverisë serbe.
"Duhet të dalim më 3 nëntor. Vetëm ne mund të vendosim për vete, kështu që Ibri asnjëherë mos të jetë pengesë mes nesh, mos të ndahemi në të veriut dhe jugut", tha Vulin.
"Mos dëgjoni ata të cilët i kthejnë shpinën vëllezërve të tyre, ata të cilët dëshirojnë që Thaçi të fitojë. Po, mos lejoni që Thaçi të fitojë në Mitrovicë. Nëse nuk dilni, do të fitojë Thaçi në Mitrovicë. Nëse nuk dilni, mos pytni mandej se si dikush jo serb do të fitojë në Mitrovicë", bërtiste Vulin.
Aleksandar Vuçiçit nuk i bëri përshtypje që i është ndaluar pjesëmarrja në tubime parazgjedhore. E as, nuk përfilli ndalesën që të përpkrahë publikisht njërën apo tjetrën parti politike.
“Bashkësia ndërkombëtare më thanë që mos të bëj deklarata politike, të shkoj në Manastir. Në Manastir do të shkoj, mirëpo ju e shihni se ku jam, në cilin tubim jam duke marrë pjesë dhe me atë e shihni se kë e përkrahi unë", tha Vuçiç, i përcjellur nga të qeshura prej publikut, që tregonin shpërfillje për të gjitha ndalesat e deklaratat e qeveritarëve të Kosovës.
"Nuk mundet Kryeministri i Turqisë të thotë çfarë të dojë, kemi edhe ne të drejtë të flasim.Do të flas fjalë të rënda. Ju jeni ata që ruani Serbinë në Kosovë. Pa ju krejt atë që Serbia ka bërë nuk vlen asgjë. Provoni të më arrestoni, ndoshta mundeni e ndoshta jo, por ne të vërteten do ta themi", tha duke buzëqeshur Vuçiç.




