Lamberto Zannier: OSBE, e shqetësuar për fushatën në veri

Sekretari i përgjithshëm i OSBE, Lamberto Zannier paralajmëron për një fushatë jo të qetë në veri të Kosovës."Personalisht vazhdoj të jem i shqetësuar rreth kushteve të dyshimta të sigurisë në vend dhe bojkotit të fushatës zgjedhore në veri të vendit, duke shfaqur zemërim të kandidatëve, votuesve dhe individëve të përfshirë në proçesin e zgjedhjeve" u shpreh ai.Deklarata vjen pas situatës së tensionuar në veri të vendit, ku shumë serbë flasin për bojkotim të zgjedhjeve. Një tjetër çështje e nxehtë që ka shqetësuar ndërkombëtarët është edhe urdhër-arresti i lëshuar ndaj Ministrit serb Aleksandër Vulin."Vendimi erdhi pasi gjykatësi miratoi urdhër arrestin por më vonë u provua se vulin kishte hyrë legalisht në territorin kosovar" u shpreh Kada Bunjaku, shefja e Gjykatës Themelore të Mitrovicës.Vulin ishte fotografuar në veri të Kosovës duke mbajtur flamurin serb i veshur me një xhaketë ushtarake, ndërsa pritet që ai bashkë me zv.kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vucic të vizitojnë Kosovën gjatë ditës së premte për të lobuar për kandidatët serbë.Serbia pretendon se ka nën kontroll disa komuna në veri të Kosovës me popullsi serbe, por ka zhvilluar bisedime me përfaqësues të Kosovës për zgjidhjen e problemeve midis dy shteteve, një nga kushtet kryesore të vendosura nga BE për zhvillimin e negociatave për anëtarësimin e Serbisë në Eurozonë, negociata që do të startojnë në janar të vitit të ardhshëm.