Zbogar: Zgjedhjet e lira, hap drejt të ardhmes europiane
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Nëntor 2013, 08:35
Përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, ka deklaruar që askush të mos provojë të manipulojë votën e qytetarëve.Dy ditë para zgjedhjeve lokale, shefi i BE-së në Kosovë ka theksuar se nëse skenari i manipulimit përsëritet, atëherë Kosova nuk do të bëjë hapin elementarë drejt së ardhmes evropiane.“Mbajtja e zgjedhjeve sipas përkushtimeve të OSBE-së dhe standardeve ndërkombëtare si dhe përfundimi i reformës zgjedhore, janë veprime esenciale që do të ndihmojnë Kosovën drejt së ardhmes evropiane”, ka thënë Zbogar.Ai ka kujtuar se ditë më parë BE-ja ka hapur me Kosovën dialogun për marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe zgjedhjet janë procesi që do të përfundojë rrugën drejt unionit të shteteve perëndimore e demokratike