Festa Kombëtare e Turqisë, Ambasada në Tiranë pritje për 90-vjetorin
Kombi turk është në festë, celebron 90-vjetorin e shpalljes Republikë. Plot 90 vjet më parë më 29 Tetor të vitit 1923 Mustafa Ataturk në Kuvendin e Madh të Popullit Turk shpalli “Republikën e Turqisë.
Në këtë ditë jo vetëm në Turqi por edhe përfaqësitë diplomatike të jashtme të saj jetohet gëzimi dhe entuziazmi i “Republikës”.
Kolanës së festimeve iu bashkua edhe ambasada e Turqisë në Tiranë, e cila organzoi një pritje të veçantë ku merrnin pjesë personalitetet më të larta të Shqipërisë.
Për një ditë politika i la pas përkatësitë partiake. Pasi në të njëjtën tryezë, urime ambasadorit turk i përcolli Presidenti i Repubulikës Bujar Nishani, kreu i Kuvendit Ilir Meta, kreu i PD-së Lulzim Basha. Në këtë pritje ishte i pranishëm edhe Konsulli i Nderit të Meksikës në Shqipëri, zoti .Ylli Ndroqi.
Ambasadori turk në Tiranë, Hasan Asan çmoi këtë ditë të veçantë për popullin turk, por edhe nderimin që i bënë kësaj feste figurat më të larta të shtetit shqiptar.
Për të trokitur gotat në këtë ceremoni të veçatë ishin ministra, deputetë, ambasadorë, përfaqësues të medias, të komuniteteve fetare dhe emra të tjerë të njohur.
Festa e Republikës përbën për popullin turk një feste kur ai shpëton nga eliminimi si komb dhe një feste kur ai bëhet sovran i tokave ku jeton.