Durrës, sekuestrohen 600 kg drogë në port, arrestohet poseduesi

Sekuestrohen 600 kg lëndë narkotike ne portin e Durresit. Burime nga policia bëjnë me dije se droga eshte sekuestruar në trajlerin me targa ACR 088, gjatë kontrollit rutinë vetëm pak para se të imbarkohej në traget.Lënda narkotike ishte fshehur në tavanin e trajlerit dhe pjesën ballore të tij, ndërsa policia ka arrstuar drejtuesin e mjetit, shtetasin Eduart Gjinaj.Droga kishte destinacion Italinë,ndërsa kane nisur hetimet per origjininen e saj dhe personat e tjere te perfshire ne trafik.Ndërkaq vlen të theksohet fakti se kjo është sasia më e madhe e droges e kapur nga policia gjatë muajve të fundit.