Nata e 5-të e TIF, regjisorja shqiptare sjell premierë filmin “My Father”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Tetor 2013, 22:28
Ne mbremjen e 5-te te Tirana International Film Festival, u shfaq premiera e nje filmi te veçante, atij te regjisores shqiptare te Maqedonise, Shqipe Duka , me titull “My Father”.Filmi ishte jo vetem i realizuar nga nje regjisore shqiptare, por perbehej nga nje kastë aktoresh shqiptare dhe kishte ne qender nje histori shqiptare.Regjisorja e krahasoi veten me Oliver Twist, pasi edhe ajo kerkon gjithmone me shume nga vetja duke u perpjekur te beje histori me filmin e saj.Filmi u ndoq me endje dhe me krenari nga te pranishmit, te cilet e kishin mbushur sallen e kinemase plot.