Serbi,Nikoliç takon sot shefin e UNMIK-ut

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliç, do të takojë sot shefin e misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), Farid Zarif.Sipas mediave serbe, takimi do të mbahet në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të presidentit të Serbisë.Të enjten, Zarif ka takuar ministrin pa portofol në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin.Ky i fundit ka kërkuar që roli i UNMIK-ut në procesin e inkurajimit të serbëve të Kosovës për të dalë në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, të jetë sa më i dukshëm dhe sa më intensiv.