Slloveni, vriten babë e bir nga Kosova

Babë e bir me origjinë nga Kosova kanë mbetur të vdekur pasi janë qëlluar nga një punonjës i kompanisë së tyre i cili më pas ka vrarë veten.Abedin Shala dhe djali i tij 28 vjeç Gëzim Shala të cilët jetonin në Maribor të Sllovenisë  janë qëlluar me armë nga punonjësi i tyre, shtetasi slloven Milivoj Çuk i cili pretendonte se kompania e ndërtimit  i kishte një borxh.Por deklaratat e punonjësve të tjerë të kompanisë i kanë mohuar këto pretendime duke thënë se kompania  nuk i kishte asnjë borxh vrasësit.Slloveni punonte në kompaninë e ndërtimit "Fosser" me pronarë shtetasit kosovarë dhe aktualisht ishte me leje pasi ishte nën asistencën e mjekëve.